Lajme
Facebook merr gjobë maksimale për “fake news”
Policia kanadeze për Konkurrencën njoftoi sot gjobitjen me 9,5 milionë dollarë kanadezë (6,2 milionë euro) të rrjetit social Facebook, për dhënien e informacioneve të rreme ose mashtruese në lidhje me mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
“Një hetim doli në përfundimin se kompania bëri përfaqësime false ose mashtruese në lidhje me privatësinë e kanadezëve në Facebook dhe Messenger”, tha Zyra për Konkurrencën në një deklaratë.
Duhet theksuar se zyra për Konkurrencën e kritikoi Facebook-un për moskufizimin e ndarjes së informacionit personal të përdoruesve të saj me disa zhvillues të palëve të treta, në mënyrë koherente me deklaratat e veta të privatësisë, midis gushtit 2012 dhe qershorit 2018.
Ndërkohë. si pjesë e një zgjidhjeje përpara Gjykatës së Konkurrencës, Facebook ka pranuar ta korrigjojë këtë, veçanërisht në lidhje me masat e vërteta që përdoruesit mund të ndërmarrin për të kufizuar qasjen në llogaritë e tyre. /ata
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













