Lajme
Evropë: Temperaturat e larta, thyhen rekordet në tetë vende
Në janar, temperaturat e ajrit arritën rekord në shumë vende të Evropës dhe rekordet kombëtare u thyen në tetë vende evropiane.
Në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, të dielën u mat një temperaturë prej 18.9 gradë Celsius, ndërsa në Bilbao të Spanjës, termometri shënoi 25.1 gradë, 10 gradë mbi mesataren.
Temperaturat e ajrit në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare dhe në Gjermani, Francë dhe Ukrainë u thyen rekordet e stacioneve matëse.
Në Zvicër, temperaturat arritën deri në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë kërcënoi sezonin në vendpushimet e skive nëpër Alpe.
Megjithatë, në Evropë nuk është nxehtë kudo, sepse në disa pjesë të Skandinavisë meteorologët parashikojnë ditë më të ftohta me temperatura të ulëta dhe borë dhe pritet që temperatura në Moskë të bjerë deri në -20 gradë Celsius deri në fundjavën e ardhshme./BBC
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










