Lajme
Evropa në vitin 2050: 40% e popullsisë do të jenë më të vjetër se 65 vjeç
Demografia e botës gjithnjë është në transformim e sipër. Evropa, Kina, India po tkurren. Mirëpo, në kuptim afatgjatë kjo gjendje do të ketë pasoja, shkruan New York Times.
Evropa dhe Azia Lindore me popullësi të moshuar, SHBA dhe Australia me rini
Deri në vitin 2050, njerëzit e moshës 65 vjeç e më shumë do të përbëjnë gati 40% të popullsisë në disa pjesë të Azisë Lindore dhe Evropës. Madje, kjo nënkupton që asnjë vend nuk ka qenë me popullsi kaq në moshë si këto parashikime. Ndërkaq, sipas studimeve të OKB-së, shtetet me rininë më të madhe pritet të jenë SHBA dhe Australia. Në këtë zonë mosha 65+ pritet të përbëjë 24% të popullsisë, transmeton RTKlive.
Kjo në mënyrë direkte do të sjellë rishikimin e pensioneve, moshën e daljes në pension dhe politikat e imigracionit. Më shumë se një milion njerëz në Francë kanë protestuar kundër rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, duke theksuar politikën e vështirë të përshtatjes.
“Shumë nga sfidat në nivel global janë çështje të shpërndarjes,” tha Dr. Myrskylä.
“Pra, disa vende kanë shumë të moshuar. Disa vende kanë shumë të rinj. Sigurisht që do të kishte kuptim të madh hapja e kufijve shumë më tepër. Dhe në të njëjtën kohë ne shohim se kjo është tepër e vështirë me lëvizjet populiste në rritje të krahut të djathtë”, shtoi ai.
Përveç plakjes dhe imigracionit, një tjetër sfidë është ulja e numrit të lindjeve. Ashtu si në shumë vende të reja, nivelet e lindjeve në Kenia kanë rënë në mënyrë drastike vitet e fundit. Gratë kishin mesatarisht tetë fëmijë 50 vjet më parë, por vitin e kaluar shënohet se kanë mesatarisht nga tre fëmijë.
Ndikimi i moshës së vjetër në punësimin e të rinjve
Nëse një numër i madh i të rinjve në moshë madhore nuk do të mund të punësohen ose arsimohen, kjo do të shkaktojë destabilizim rinor, e cila i çon ata drejt grupeve kriminale ose të armatosura për mundësi më të mira.
“Nëse nuk keni punësim për ata njerëz që po hyjnë në fuqinë punëtore, atëherë nuk është garanci që dividenti demografik do të ndodh”, tha Carolina Cardona, një ekonomiste shëndetësore në Universitetin Johns Hopkins që punon me Iniciativën e Dividendit Demografik.
Në shumicën e vendeve me të ardhura më të ulëta, punëtorët nuk mbrohen nga një sistem i fuqishëm pensionesh, tha O’Keefe. Ata rrallë kontribuojnë një pjesë të pagave të tyre drejt planeve të daljes në pension, si në shumë vende të pasura.
“Kjo është e qartë se nuk është një situatë që do të jetë e qëndrueshme në aspektin social në 20 vjet, kur ju keni përqindje shumë më të larta të popullsisë së moshuar”, tha ai.
“Vendet do të duhet të zgjidhin se çfarë modeli të një sistemi pensioni u nevojitet për të ofruar një lloj mbështetjeje të mjaftueshme financiare në pleqëri”.
Së shpejti, forcat e punës më të balancuara do të jenë kryesisht në Azinë Jugore dhe Juglindore, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










