Lajme
Eurodeputeti: Serbia po kërcënon Kosovën, BE ka humbur shumë mundësi në Ballkan!
Eurodeputeti Lukas Mandl, ka folur rreth ndikimit rus në Ballkan dhe Europë, pozicionimin e Serbisë në këtë situatë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Dezinformatat ruse në Europë kanë për qëllim të ndajnë dhe të dobësojnë BE dhe europianët, tha ai në një intervistë për The Geopost.
Unë do të thoja se BE ka humbur shumë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi humbur shumë mundësi për të përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ne duhet të përshpejtojmë tani, sepse humbja e këtyre mundësive do të thotë të lëmë të hapur derën për ndikim nga jashtë Europës, nga fuqitë që nuk ndajnë vlerat që përfaqëson Evropa – si vlerat e përmendura si demokracia liberale, sundimi i ligjit dhe liria individuale për secilit person, është shprehur ai, duke kujtuar se Kremlini ka shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithmonë mundohet të shkaktoje përçarje, të keqpërdorë subjekte, organe qeverisëse dhe subjekte të tjera publike, madje edhe subjekte biznesi.
Dhe ka gjithashtu një lidhje dhe me krimin e organizuar. Sa për neutralitetin e Serbisë, ai theksoi se ajo po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetin e saj më të vogël fqinj, Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Europës. Kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe dëshpëruese.
Më 1 mars, Parlamenti Europian ka vendosur për një rezolutë që tregon “shqetësim të thellë” për pozicionin serb kundër sanksioneve. Rezoluta është miratuar me shumicë të madhe, nenvizoi Mandl.
Sjellja e lidershipit serb është irrituese, veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












