Sport
“Euro 2020” rrezikon të anulohet shkaku Coronavirusit
Infantino ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e anulimit të Kampionatit Evropian për shkak të Coronavirusit.
Numri një i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se nuk përjashtohet asnjë masa ekstreme në rast të shtimit të rrezikut nga Coronavirusi, qoftë edhe anulimi i “Euro 2020”.
“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale”m deklaroi ai.
Numri një i FIFA-s gjithashtu tha se nuk përjashtohet mundësia edhe i anulimit të ndeshjeve miqësore të Kombëtareve në muajin mars.
Kujtojmë se Kosova është dy finale larg realizimit të ëndrrës, kualifikimit në Euro 2020.
“Dardanët” janë në play-off të Nations League dhe fillimisht në gjysmëfinale do të kenë punë me Maqedoninë. Në rast fitores, ata në finale do të përballen me fituesin e duelit Bjellorusi-Gjeorgji për një biletë në Kampionatin Evropian.
Gjatë ditës, gjithashtu drejtuesit më të lartë të UEFA-s, të kryesuar nga presidenti Aleksander Ceferin, janë mbledhur në Amsterdam për të diskutuar për evolucionin e Coronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në botën e futbollit.
UEFA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë asnjë impakt në organizimin e Kampionatit Europian, verën e ardhshme, që do të organizohet nga 12 vende të ndryshme.
Kujtojmë se për shkak të Coronavirusit, shumë ndeshje vikendin e kaluar janë anuluar në Itali, mes tyre super sfida mes Juventusit dhe Interit dhe meqenëse ky virus po përhapet, të gjithë janë në panik, shkruan gazetaexpress, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













