Sport
Etrit Berisha po dëshmon vlerat e tij
Etrit Berisha po dëshmon se padrejtësisht ishte zgjedhja e dytë te Lazio, duke treguar vlerat e tij në Atalanta
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha vazhdon të tregojë vlerat me ekipin e tij, Atalanta. Falë pritjeve të shumta të bëra nga gardiani i portës kuqezi, Atalanta arriti të marrë një pikë me mjaft vlerë në sfidën e vështirë ndaj Fiorentinas, shkruan albinfo.ch.
Me këtë pikë të marrë në barazimin pa gola në stadiumin “Artemio Franchi”, Atalanta e Berishës shkon në kuotën e dhjetë pikëve, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin italian.
Pritjet e Berishës në këtë ndeshje janë vlerësuar edhe nga mediat italiane, të cilat e kanë vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për Atalantën.
“Sportmeadiset” e ka vlerësuar me notën më të lartë për lojtarët e kësaj ndeshjeje, 6.5, duke komentuar se është i sigurt e vendimtar në ndërhyrje dhe pa të meta.
Javën e ardhshme Atalanta do të pret skuadrën e Interit, ku Berisha gjithashtu mund të tregojë vlerat e tij përballë sulmit zikaltër.
Portieri prishtinas është i padiskutueshëm edhe në Kombëtaren shqiptare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











