Sport
Është vetëm 16 vjeç, impresionon me lojën e bukur
Futbollistëve me prirje të dukshme dhe që kanë krijuar emër në Zvicër, u është bashkangjitur edhe 16 vjeçari Andi Zeqiri.
Megjithë moshën tepër të re ai gjatë këtij sezoni është aktivizuar në dhjetë ndeshje me FC. Lausanne-Sport, kryesuese e tabelës në të ashtuquajturën Challenge League të Zvicrës ,dhe favorite gati e sigurt për rikthim në shoqërinë e skuadrave më të mira të këtij vendi.
Debutimin në fanellën bardhë e kaltër të voduasve Zeqiri e ka nisur ndaj FC Neuchatel Xamax,ku paraqitja e tij është pëlqyer nga të gjithë.

Ai me angazhimin e tij maksimal në ushtrime e lojë po e fiton edhe me tepër besimin e trajnerit Fabio Celestini.
Trajneri Celestini i njohur nga të gjithë si mjaft parimor dhe i paanshëm me tepër vëmendje e përpikëri po e vrojton punën e Zeqirit të talentuar.

Ai parashikon një të ardhme të ndritshme dhe premtuese të Zeqirit,të cilin e konsideron edhe si frymëzues të brezave në vijim.

Zeqiri me pasionin e tij të njohur për futbollin ka qenë njëri nga kadetët më të dalluar edhe në Akademinë parapërgatitore të profesionisteve të futbollit në qytezën Payerne të Zvicrës.
Nën mbikëqyrjen e trajnerëve të autoritetshëm të kësaj shkolle Zeqiri i shkathët me mjaft sukses i ka kaluar të gjitha provat teorike dhe praktike.

Me përvojën e fituar në këtë çerdhe talentesh dhe me përvetësim të shumë elementeve të tjera në skuadrën FC Lausanne –Sport,atij shumë shpejt i është krijuar vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë të grupmoshave U-17-të Zvicrës.
Në këtë grupim Zeqiri është treguar mjaft i suksesshëm . Ai në trembëdhjetë paraqitje ka shkëlqyer duke shënuar edhe katër gola që rrallëherë shihen në terrenet sportive.
Jashtëzakonisht i kënaqur me lojën e tij është ndarë edhe përzgjedhësi Stefan Marini, i cili formimin e shpejt të Zeqirit e konsideron si një arritje të madhe.

Ky djalosh me origjinë nga Talinoci i Muhaxhirëve të Ferizajt, aktualisht luan në seleksionin e grupmoshave U-19 të të Zvicrës.

Përzgjedhësi i kësaj kategorie Claude Ryf, si njëri nga ekspertët më të mirë dhe si analistë i dalluar i zhvillimeve të futbollit në Zvicër, e çmon lartë angazhimin e Zeqirit,të cilin në një të ardhme jo të largët e sheh edhe si vlerë të pazëvendësueshme të futbollit zviceran.
Ky shkrim është ilustruar me fotografitë e marra nga faqja zyrtare e FC. Lausanne-Sport, të cilat janë realizuar nga fotografi i mirënjohur Pascal Muller.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












