Kosova
Escobar: Raportet mes Kosovës dhe SHBA-së ishin më mirë në të kaluarën
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportin në mes të SHBA-së dhe Kosovës.
Ai është shprehur se raportet mes SHBA-së dhe Kosovës kanë qenë më mirë në të kaluarën. Diplomati amerikan ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial e sigurinë e Kosovës dhe një gjë e tillë s’do të ndryshojë kurrë.
Escobar ka thënë se kudo që udhëton e ka ndjenjën reciproke që populli i Kosovës janë pro-amerikan.
Ai tutje ka shtuar se shpreson që do të vazhdohet përmirësimi i raportit në mes të SHBA-së dhe Kosovës dhe thotë se jo vetëm SHBA, por edhe nga i gjithë QUINT ka vetëm vullnet të mirë për të përmirësuar raportin me Kosovën.
“Do të thoja që Kosova ka pasur një raport të mirë me SHBA-në në të kaluarën. Është një raport sfidues. Siç kam thënë më parë, SHBA është e përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë. Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. SHBA mbetet shumë pro-Kosovës. Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan. Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit. Por thënë këtë, s’është sekret që kemi pasur sfida në të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës. Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin”, ka thënë Escobar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











