Kosova
Escobar për Asociacionin: Po s’e bëri Kurti, “e bëjmë ne”
Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si rrugën më të mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme.
Sipas Escobarit, fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin në Ukrainë e ka dëmtuar shumë imazhin e saj.
“Sfida është se dialogu u shndërrua në instrument të menaxhimit të krizave. Ne duam ta vëmë në nivelin strategjik dhe mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin dhe qëndrimi ynë është se duam ta bëjmë të funksionojë për të dyja vendet. Më fjalë të tjera, duam që ai të funksionojë në atë mënyrë që të hapë ardhmërinë europiane për të dyja vendet, të hapë mundësitë për bashkëpunim më të gjerë jo vetëm me Evropën, por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara në përgjithësi”, tha Escobar.
Kryeministri Albin Kurti duket i vendosur të mos e zbatojë marrëveshjen për Asociacionin, por Escobar thekson se një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar.
“Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit”, shtoi Escobar.
Nëse Kurti nuk e bën këtë gjë, shtoi zyrtari i lartë amerikan, atëherë do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës. “Kurti nuk ka nevojë të pajtohet me këtë gjë, sepse më të është pajtuar Kosova”, ishte komenti i prere i tij./VOA
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









