Kosova
Escobar largohet nga posti i tij për Ballkanin
Hovenier: Kisha nderin të punoj për të avancuar qëllimet në dialog
Mësohet se emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar, ka përfunduar tashmë mandatin e tij në këtë detyrë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka uruar Escobarit të gjitha të mirat në detyrën e tij të ardhshme, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin.
As my friend and colleague Gabriel Escobar wraps up his assignment as the Secretary of State’s Special Rep for the Western Balkans, I wish him well in his next assignment. I've been honored to work with him to advance U.S. goals in Kosovo and the EU Dialogue. I extend my thanks… pic.twitter.com/eKjk1y5nfh
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 16, 2024
“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj gjithë të mirat në detyrën e tij të ardhshme. Kam pasur nderin të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. I shpreh falënderimet e mia për përkushtimin e tij të palodhur në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe rajon të Ballkanit Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratik”, ka shkruar Hovenier.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një bisede virtuale me gazetarë gjatë javës së kaluar, tha se në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij.
Ai shtoi se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









