Kosova
Ermonela Jaho shpallet Artistja botërore e vitit
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho vazhdon të korrë sukses. Ajo është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit“ në 2023 International Classical Music Awards nga ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike).
Sopranoja shqiptare me famë kombëtare është nderuar me një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare. Përkatësisht çmimin e “Artises së Vitit” dhënë nga ICMA, cila është praktikisht EMY e muzikës lirike, përcjell albinfo.ch.
Ky kompeticion botëror, në motivacionin e nderimit të sopranos shqiptare shkruan: “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por, kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë shkallë të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”
Vetë sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare ka shkruar për çmimin: “Shumë e nderuar”. Kurse këngëtarja Hersi Matmuja, e cila e ka shpërndarë menjëherë postin e Ermonela Jahos në rrjetet sociale, bën një paralelizëm me situatën aktuale, ku “të famshëm” në Shqipëri shpallen jo vlerat reale, por të kundërtat e tyre. “Këto lajme duhet të bëhen virale.
Uragani Ermonela Jaho, çfarë krenarie!!!, shkruan Hersi Matmuja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












