Kosova
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Pejë
Erërat e mbrëmshme kanë shkaktuar disa dëme në Komunën e Pejës. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Nga KEDS-i, kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren për të evituar dëmet, teksa kanë bërë të ditur se edhe në disa komuna tjera ka pasur probleme.
Një dyqan pranë rrugës në qytetin e Pejës ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Kjo pasi në këtë komunë mbrëmjen e së hënës ka pasur erëra të fuqishme.
Pronari i këtij dyqani thotë se intervenimi i njësiteve të zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.
“Rreth orës 7:00 të mëngjesit kur kam ardhur i kam parë që kanë ardhur zjarrfikësit dhe kanë qenë duke pastruar hapësirën. Era ka shkaktuar dëme të mëdha. Tash po mundohemi t’i rregullojmë vetë dëmet që na janë shkaktuar”, shprehet për RTV Dukagjinin Agon Tahiri.
Tahiri tregon se dëmet janë edhe në rrjetin elektrik, përcjell albinfo.ch.
“Rrymë ende nuk ka dhe kulmi është komplet i shkatërruar”, shprehet më tej Agon Tahiri.
Në Pejë, nga erërat u shkaktuan edhe dëme të tjera. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar, çka ka bërë që disa fshatra të Pejës të mbesin pa energji elektrike deri ne evitimin e problemeve.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se ekipet kanë dalë në terrenet të cilat janë të dëmtuara me rrjetin elektrik dhe janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e mundshme për evitimin sa më të shpejtë të problemeve. Po ashtu siç ka njoftuar KEDS-i probleme me rrjetin elektrik kanë edhe komunat si Gjakova, Mitrovica dhe Prizreni.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













