Lajme
Erdogan: Veprimi ushtarak është i papranueshëm
Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Ai tha se ndërhyrja ushtarake është e papranueshme.
“Veprimi ushtarak është i papranueshëm dhe ne e refuzojmë atë. Ky hap, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe një goditje për stabilitetin e rajonit. Na vjen keq që Rusia dhe Ukraina po përballen në këtë mënyrë, pasi ne i shohim të dyja si vende mike dhe kemi marrëdhënie të ngushta politike dhe sociale.
Ne do të bëjmë pjesën tonë për sigurinë e të gjithëve në Ukrainë, me të cilët kemi marrëdhënie miqësore, këtë ja shpreha edhe një ditë më parë Presidentit Vladimir Putin.
Sot, përtej lidhjeve tona historike, po them se Turqia është pjesë e Europës dhe përpjekjet e disa qarqeve për të përjashtuar vendin tonë nga Europa janë pa dyshim dashakeqe. Asnjë qytetar turk nuk mund të ndihet i përjashtuar, veçanërisht i poshtëruar”, tha Erdogan.
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











