Lajme
Erdogan: “Kam bindjen se Putini dëshiron t’i japë fund luftës”
Në deklaraten e fundit presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se ai beson se homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund konfliktit të armatosur në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell albinfo.ch.
“Në Uzbekistan u takova me presidentin Putin dhe pata një diskutim shumë të thellë me të. Dhe kuptova se ata në fakt po përpiqen t’i japin fund sa më shpejt të jetë e mundur luftës”, tha Erdogan në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS.
Presidenti turk kujtoi se “do të ketë një shkëmbim të 200 pengjeve, me kusht që palët të kenë marrëveshje”.
“Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm, sikurse ka përparim të mirë edhe në bisedimet mes palëve pr eksportin e drithit. Ne duhet të jemi të vendosur për ta ndalur këtë luftë”, shtoi Erdogan.
Konflikti në Ukrainë është tashmë në ditën e 209 dhe ka prodhuar një bilanc të rëndë prej mijëra viktimash mes civilëve dhe ushtarëve.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













