Kosova
Enver Hoxhaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Mësohet se me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kjo vjen pas dorëheqjes së nënkryetarit të Kuvendit, Bedri Hamza, pasi u zgjodh kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili e ka propozuar Hoxhajn për këtë pozitë, tha që sipas rregullores PDK-së i takon një nga pozitat e nënkryetarëve.
“Kjo pozitë i takon subjektit tonë PDK-së dhe në emër të grupit tonë parlamentar propozoj deputetin Enver Hoxhaj që të jetë nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së”, tha Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri