Kosova
Ende asnjë gjurmë për policët e zhdukur, vazhdojnë kërkimet
Kërkimet për dy policët e zhdukur, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët me veturën e tyre mendohet se kanë pësuar aksident dhe kanë rënë në lumin Lepenc, do të vazhdojnë edhe sot.
Deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje, duke thënë se është ende herët të flitet për rastin.
Operacioni i kërkimit dje ka nisur nga e para, ndërsa përveç në lumin Lepenc, kërkimet janë zgjeruar edhe në male.
Po ashtu policia ka ndaluar punimet në ndërtimin e autostradës për Shkup që po bëheshin afër kësaj zone. Një ditë më parë rreth 170 persona nga të gjitha institucionet e vendit u angazhuan për të kërkuar për policët, por pa sukses. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk ka bërë një kërkesë zyrtare në shtetin e Maqedonisë, pasi po pret që fillimisht të përfundojnë kërkimet në vend.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









