Sport

Embolo ia zbulon të dashurën Shaqirit

Gjatë Kampionatit Evropian, Xherdani tha se të gjitha femrat vrapojnë pas Embolos, mirëpo për “Blick”, sulmuesi i Zvicrës zbulon në një mënyrë të dashurën ose simpatinë e Xherdanit, por pa ia përmendur emrin

Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Përfaqësuesja e Zvicrës, Breel Embolo, ka bërë shaka bashkë me yllin kosovar, në lidhje me femrat të cilat vrapojnë pas tyre, shkruan albinfo.ch.

Gjatë Kampionatit Evropian, Xherdani tha se të gjitha femrat vrapojnë pas Embolos, mirëpo për “Blick”, sulmuesi i Zvicrës zbulon në një mënyrë të dashurën ose simpatinë e Xherdanit, por pa ia përmendur emrin.

“Jo, unë e njoh dikë që do të bënte gjithçka për Shaqirin, dhe, edhe ai e dinë këtë”, tha Embolo.

Embolo e ka zbuluar të dashurën e Shaqirit me një fotografi, kurse në lidhje me këtë, lojtari nga Zhegra e Gjilanit thotë: “Ai është thellësisht i dashuruar, dhe do të martohet së shpejti. Madje, do të martohet para meje”. Embolo është 19-vjeçar, pesë vjet më i ri se sa Xherdani.