E-Diaspora
Ëmbëltorja me akullore e shqiptarëve nuk pushon as gjatë të ftohtit
Akullore me çokollatë, stracciatella, vanilë apo mango? Në pjatë apo në kornet? Lume Neziraj i shërben adoleshentët të cilët gjatë pauzës së mesditës dëshirojnë të ëmblësojnë gojën me ndonjë topth akullore, para se të vazhdojnë sërish mësimin e pasdites
Edhe pse temperaturat janë shumë të ulëta dhe dimërore, ëmbëltorja me akullore në Riedlingen të Gjermanisë është hapur. Në ëmbëltoren Fiona në qendrën e qytetit ka disa risi, tashmë pronari është ndërruar. Lume dhe Xhevdet Neziraj e kanë marrë përsipër lokalin nga pronari i mëparshëm dhe të dielën e kanë hapur.
Akullore me çokollatë, stracciatella, vanilë apo mango? Në pjatë apo në kornet? Lume Neziraj i shërben adoleshentët të cilët gjatë pauzës së mesditës dëshirojnë të ëmblësojnë gojën me ndonjë topth akullore, para se të vazhdojnë sërish mësimin e pasdites, shkruan albinfo.ch.
Dëshira e saj gjithnjë ka qenë që personalisht të prodhojë apo shesë diçka, ka pohuar për të përditshmen gjermane “Schwaebische”, shqiptarja e re, e cila para 19 vitesh ka ardhur në Biberach, njofton albinfo.ch.
Atje, ajo jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Profesionalisht, edhe më herët ka qenë e orientuar në sektorin komercial, mirëpo që para disa kohësh ka qenë në gjurmën të diçka më të re.
Pronari i mëparshëm i kishte pyetur atë dhe bashkëshortin e saj nëse do të pranonin ta marrin përsipër lokalin. Ata aspak nuk kanë hezituar. Dhe, mu gjatë punimeve formale janë bindur se kanë ndërmarrë hapin e duhur. Përderisa bashkëshorti i saj përkujdeset për furnizimin dhe përgatitjen e akulloreve, ajo me gjithë dëshirë i shërben blerësit. Gjatë të dielës së kaluar, kur është lejuar hapja e shitoreve, ata e kanë hapur për herë të parë lokalin dhe që atëherë, ai është i hapur për çdo ditë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











