Kuriozitete
Elon Musk arrin pasuri marramendëse, kap shifrën 400 miliardë dollarë
Sipërmarrësi i teknologjisë së lartë dhe njeriu më i pasur në botë ka arritur një pasuri prej mbi 400 miliardë dollarësh, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Bloomberg. Ky është një rekord i paparë në historinë e ekonomisë globale.
Rritja e pasurisë së tij vjen si rezultat i fitores së Donald Trump-it në SHBA. Aksionet e prodhuesit të makinave elektrike Tesla, i cili drejtohet nga Musk, janë rritur me mbi 65% që nga fitorja zgjedhore e Donald Trump më 5 nëntor. Sipas Bloomberg, në rritjen pasurisë gjigante ka luajtur rol edhe blerja aksionesh nga kompania hapësinore SpaceX, gjithashtu e drejtuar nga Musk. Bloomberg raportoi se pasuria e tij ka arritur në 440 miliardë dollarë (419,18 miliardë euro).
Rekord donacionesh për Trump
Elon Musk ka kontribuar në fushatën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, me 270 milionë dollarë, duke u bërë donatori më i madh në historinë politike të Shteteve të Bashkuara. Në shenjë mirënjohjeje, Trump e ka ngarkuar Musk, sikurse edhe një sërë mbështetës të tjerë të fushatës së tij, me drejtimin e një departamenti të ri për qeverisje efikase.
Ky bashkëpunim i ngushtë mes Muskut dhe administratës Trump ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjet e SpaceX me qeverinë amerikane.
SpaceX është e angazhuar në projekte të rëndësishme, si dërgimi i satelitëve ushtarakë në hapësirë dhe transporti i astronautëve në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Sipas “New York Times”, kompanitë e Musk kanë marrë kontrata publike në vlerë prej tre miliardë dollarësh (2,85 miliardë euro) vetëm vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













