Kultura
Elbenita përsëri në Gjenevë, kësaj here me “La Bohème”
Në Théâtre des Salons të Gjenevës. ajo, nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor do të luajë rolin e Musetta-s në shfaqjen "Scène de la vie de Bohème"

Nga fundi i tetorit sopranoja nga Kosova, e angazhuar në operën gjermane, ishte mysafire në skenën operistike të Gjenevës. Pa kaluar ende një muaj ajo vjen sërish në qytetin zviceran, kësaj radhe në Théâtre des Salons të Gjenevës.
Në këtë teatër, siç thotë Elbenita për albinfo.ch, ajo, nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor do të luajë rolin e Musetta-s në shfaqjen “Scène de la vie de Bohème”.
“La Bohème” siç dihet, është një vepër klasike nga tradita botërore e operës. “Një mrekulli dramatike, e kompozuar nga Giacomo Puçini, një rrëfim dashurish të reja, artit, idealeve dhe vdekjes nga tuberkulozi në Paris më1840. Kjo është gjithashtu një operë në katër akte të cilën mund ta përjetojë veçanërisht audienca e të rinjve, përcjell albinfo.ch tekstin nga programi i teatrit të Gjenevës. Mjeshtri gjerman që ka vënë pjesën në skenë Christof Loy, nuk ka frikë nga operat e mëdha dhe të gjata (në Grand Théâtre, Les Vêpres siciliennes, Macbeth) Mbrëmësorja Sicilian, Macbeth). Ai, ka imagjinuar “Scène de la vie de Bohèm” në një version të ngjeshur, pothuajse kabare, kryevepër e Puccinit për shikuesit e rinj, por jo vetëm ata.
Me solistë të rinj nga Grand Théâtre të Gjenevës përqark pianos në kuadrin historik të teatrit Les Salons marrin jetë në një mënyre të fshehtë dhe simpatike Rodolfo, Musetta dhe Mimi me miqtë e tyre.
Dashamirët e teatrit dhe muzikës klasike do të kenë mundësinë të përcjellin shfaqjen në: Théâtre des Salons Adresa: rue Jean-F. Bartholoni 6, 1204 Genève Cmimi biletës : 25.- dhe për studentë 20.- Biletat mund t’i rezervoni në telefonin 022 807 06 33 . Elbenita dhe ” Scène de la vie de Bohème” (Pjesë nga jeta e Bohemi) ju mirëpresin. Mrekullohuni nga zëri i Elbenitës!
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri