Kultura
Elbenita Kajtazi me “Pulcinella” magjeps publikun e Gjenevës
Në magjinë e sallës së operës së Gjenevës ne u mrekulluam nga zëri i një artisteje të re, Elbenita Kajtazit, që vinte nga Kosova

Në mbrëmjen e dytë të një spektakli të ndjekur nga një numër jashtëzakonisht i madh kureshtarësh të rinj por edhe të rritur, në “Opera des Nations” në Gjenevë ishte edhe albinfo.ch.
Aty shkuam të shohim Pulcinella-n dhe siç na tregon komediani i kësaj shfaqje “Pulcinella është një figurë e cila ka udhëtuar gjatë në hapësirë dhe në kohë. Që nga Italia, vendi i saj i origjinës, ajo ka hyrë edhe në botën frankofone me personazhin e saj “Polichinelle” e me të cilin jemi familjarizuar prej kohësh. Ajo po ashtu është shfaqur edhe në Gjermani me emrin Hanswurst dhe në Angli me enrim Punch.”
Në Pulcinella, kishim shkuar edhe për të dëgjuar një zë të veçantë!
Brenda dyzet minutave të muzikës së shkruar rreth 100 vite më parë nga Stravinski për Baletin rus, ne gjetëm edhe një emër që na fliste. Spektaktit që i ngjante paraqitjes së parë në Paris më 1919, i jepte shpirt Orkestra e Zvicrës romande. Në magjinë e sallës së operës së Gjenevës ne u mrekulluam nga zërii i një artisteje të re, Elbenita Kajtazit, që vinte nga Kosova.
Me Elbenitën, enkas për lexuesit e albinfo.ch, ne u takuam më 30 tetor, në ditën kur përfundoi paraqitjen e saj në skenën më të privilegjuar të Gjenevës. Që të dimë më shumë kush është Elbenita, revista me të njëjtin emër në numrin e radhës ju sjell një intervistë të ilustruar.
Elbenita kishte filluar të këndonte atëherë kur me familjen e saj ishte e obliguar të lëshonte Kosovën. Që në moshën 7 vjeçare ” vajin e burrave e kishte shndërruar në këngë”…
Ajo është fëmija i parë prej 7 të tjerëve dhe rrëfen të jetë rritur përplot dashuri nga një baba profesor i gjeografisë dhe nënë rrobaqepëse.
Pasi ka përfunduar fakultetin e muzikës në solo këndim, në universitetin e Prishtinës, Elbenita kërkon punë edhe jashtë shtetit të saj. Një rrugëtim jo të lehtë duke iu nënshtruar audicioneve të ndryshme, sopranoja kosovare ia arrin të pranohet në operat më të njohura të Gjermanisë për të trokitur mandej rrugëve të suksesit në vende të tjera evropiane.
Siç mëson albinfo.ch nga ajo, Elbenita do të kthehet përsëri në Gjenevë ku do të vazhdojë me shfaqjet e Polcinella në Grand téâthre, në nëntor të këtij viti dhe në qershor të vitit 2017 për të vazhduar pastaj rrugëtimin e saj edhe me operën San Pedro në San Paolo të Brazilit.
Ajo këndon në katër gjuhë dhe i zotëron ato. Momentalisht është duke mësuar gjuhën frënge dhe ne vetëm se i dëshirojmë mirëseardhje në ” gjuhën e zonjave dhe të dashurisë”
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor