Lajme
Ekspertët paralajmërojnë pasoja të mëdha për njerëzimin nga ndryshimet klimatike
Ndryshimi i klimës mund të kthehet në një katastrofë për mbarë njerëzimin. Për këtë, ne duhet të përgatitemi për skenarët më të këqij, si shkatërrimi i popullsisë apo edhe zhdukja e njeriut. Parashikimi i tmerrshëm vjen nga një grup ndërkombëtar ekspertësh, të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, i cili kreu një studim të botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).
Çështjet thelbësore: Sipas studimit, përpara skenarëve më të këqij, ne duhet t’i përqendrojmë përpjekjet kërkimore në katër çështje thelbësore: urinë dhe kequshqyerjen, ngjarjet ekstreme të motit, luftërat dhe sëmundjet e transmetuara nga vektorët (si rriqrat dhe mushkonjat). Studiuesit në veçanti i kërkojnë Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) që t’i kushtojë një raport pasojave të tyre ekstreme, për të nxitur komunitetin shkencor dhe për të informuar qytetarët.
Roli i konflikteve dhe krizave financiare: “Ka shumë arsye për të besuar se ndryshimi i klimës mund të bëhet katastrofik, madje edhe në nivele modeste të ngrohjes”, thotë autori i parë i studimit, Luke Kemp nga Universiteti i Kembrixhit. “Ndryshimet klimatike kanë luajtur një rol në çdo ngjarje të zhdukjes masive. Ka favorizuar rënien e perandorive dhe ka formësuar historinë. Fatkeqësia nuk vjen vetëm për shkak të pasojave të drejtpërdrejta të temperaturave të larta, si ngjarjet ekstreme të motit. Efektet zinxhir si krizat financiare, konfliktet dhe epidemitë e reja, mund të shkaktojnë fatkeqësi të tjera dhe të parandalojnë rimëkëmbjen nga fatkeqësitë e mundshme si lufta bërthamore”, shton Kemp.
Nxehtësia ekstreme deri në vitin 2070: Modelet e përdorura nga ekspertët tregojnë se zonat me nxehtësi ekstreme (ato me një temperaturë mesatare vjetore mbi 29 gradë, ku sot jetojnë rreth 30 milionë njerëz midis Saharasë dhe bregut të Gjirit) mund të shtrihen në atë mënyrë që do të prekë deri në dy miliardë njerëz deri në vitin 2070, raportk. Cnn, përcjell Albinfo.ch
“Efektet katastrofike zinxhir”: “Këto temperatura dhe pasojat e tyre sociale dhe politike do të ndikojnë drejtpërdrejt në dy fuqi bërthamore dhe shtatë laboratorë të kontrollit maksimal që strehojnë patogjenët më të rrezikshëm. Ekziston një mundësi e madhe e efekteve katastrofike të zinxhir”, thekson një nga autorët e studimit, Chi Xu i Universitetit të Nanjing.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












