Lajme
Ekspertët paralajmërojnë edhe një tërmet tjetër shkatërrues

Raportet mbi tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi shkaktuan tronditje të madhe edhe në Iran. Turqia është një nga vendet e pakta në botë që i lejon shtetasit e Republikës Islamike të hyjnë pa viza, dhe rreth gjysmë milioni iranianë kanë banim të përhershëm atje. Njerëzit në Iran e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë katastrofë nga tërmeti.
Ky vend, ashtu si edhe Turqia, ndodhet në kryqëzimin e një numri pllakash të mëdha tektonike, çka e bën një nga shtetet më të rrezikuara në botë. Dhe frika tani po rritet me ekspertët që paralajmërojnë në mediat shtetërore iraniane mbi ndikimin e mundshëm të një fatkeqësie të tillë në të ardhmen.
Ata flasin ndër të tjera për skena apokaliptike në kryeqytetin Iranian me dendësi të madhe ndërtimesh dhe mbi 15 milionë banorë. Ekspertët shprehin keqardhjen që nuk janë nxjerrë sa duhet mësime nga e kaluara dhe rregullat e ndërtimit shpesh nuk zbatohen siç duhet.
“Në Iran, ashtu si në Turqi, ka norma shumë moderne dhe të avancuara të sigurisë nga tërmetet – të paktën në letër“, thotë për DW Hamid Sadegh-Azar, profesor i analizës strukturore dhe dinamikës në Universitetin e Kaiserslautern në Gjermaninë jugperëndimore.
“Problemi më i madh është zakonisht se kodet sizmike nuk respektohen, e përpos kësaj, shumica e punëve ndërtimore në Iran kryhet nga punëtorë të pakualifikuar. Është shumë e pamundur të ndërtohen godina rezistente kur inspektorët e kodit të ndërtimit janë neglizhentë, të paaftë ose të korruptuar”, tha Hamid Sadegh-Azar.
Në 60 vjetët e fundit, Irani ka përjetuar tre termite të fuqishme me një numër shumë të lartë viktimash: tërmeti i vitit 1962 në Buin Zahra shkaktoi 13,000 të vdekur, ai i Manjil-Rudbar i vitit 1990 vrau rreth 40,000 vetë dhe tërmeti i Bamit në Iranin juglindor në 2033-shin mori 28 mijë jetë njerëzish.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj