Lajme
Vuhan: Fillojnë hetimet për origjinën e koronavirusit
Ekspertët e OBSH-së kanë arritur në Vuhan të Kinës dhe tashmë kanë filluar hetimet për specifikimin e origjinës së koronavirusit.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur të enjten në Kinë për të nisur hetimin e shumëpritur për origjinën e koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që media shtetërore kineze ka raportuar për arritjen e një ekipi prej 10 ekspertësh në Vuhan më 14 janar.
Ata pritet të qëndrojnë për një muaj në qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019.
Ekspertët – nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami – do të fillojnë punën fillimisht në karantinë dhe më pas do të zhvillojnë takimet me ekspertë kinezë përmes video-konferencave.
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shprehur zhgënjim një javë më parë për vonesat e krijuara në organizim të këtij udhëtimi.
Ai ka thënë se shkencëtarët do të fokusohen në atë sesi koronavirusi ka kaluar në njerëz.
“Studimi do të nisë në Vuhan për të identifikuar burimin potencial të infektimit për rastet fillestare”, ka thënë Tedros.
Për orgjinën e koronavirusit ka ende spekulime.
Disa besojnë në mundësinë e bartjes nga lakuriqi në njerëz, përmes blerjes së ndonjë kafshe tjetër të shitur për ushqim apo qëllime mjekësore në ndonjë treg në Vuhan.
Qeveria kineze ka promovuar teoritë se shpërthimi mund të ketë nisur me importe të ushqimeve të kalbura të detit, pretendim që është kundërshtuar nga shkencëtarë dhe agjenci ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











