Lajme
Ekspertët e BE-së: Etiketa paralajmëruese për trombozën në vaksinën J&J
Ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave, EMA, rekomanduan të martën që në etiketën e vaksinës anti-COVID Johnson & Johnson të shënohet qartë se ka efekte të rralla anësore që shkaktojnë trombozë apo mpiksje gjaku, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Javën e shkuar, Johnson & Johnson ndaloi shpërndarjen në Europë pasi zyrtarët amerikanë këshilluan pezullimin e përkohshëm të vaksinës, kur u përballën me gjashtë raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut në rreth 7 milionë njerëz të vaksinuar.
Zyrtarët europianë thanë se morën në konsideratë të gjitha provat nga SHBA, ku përfshihej dhe një vdekje.
Johnson & Johnson këshilloi autoritetet në Europiane të magazinojnë dozat e tyre derisa të arrihej një vendim nga EMA, gjë që ka bërë që deri tani vaksina me një dozë e J&J të mos përdoret gjerësisht.
Vonesa pengoi edhe më shumë përpjekjet e BE-së për vaksinim, të cilat janë përkufizuar nga mangësitë në furnizim, probleme logjistike dhe shqetësime për trombozën që ka bërë që pak njerëz të marrin vaksinën AstraZeneca. Vende si Italia, Rumania, Holanda, Danimarka, Afrika e Jugut dhe Kroacia gjithashtu kanë pezulluar përdorimin e vaksinës J&J.
Të hënën, OBSH lajmëroi se javën e shkuar u regjistruan 5 milionë raste të reja të COVID-19 në gjithë botën, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë për një javë të vetme. Sipas OBSH-së, numri i të rinjve që po shtrohen gjithashtu në spital është alarmues.
BE ka porositur 200 milionë doza të Johnson & Johnson për vitin 2021.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale









