Lajme
Ekonomia zvicerane shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2020
"Megjithatë, mund të shohim një zhvillim pozitiv në tremujorin e katërt, ndërkohë që shumë ekspertë kishin pritur një minus", ka thënë Scheidegger nga Seco

Gjatë vitit të pandemisë, ekonomia zvicerane nuk ka pësuar rënie aq sa është pritur dhe parashikuar.
Këtë e ka konstatuar në konferencën e sotme për shtyp, Eric Scheidegger, Zëvendës Drejtor, Shef i Drejtorisë së Politikës Ekonomike, në Seco (Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike), shkruan srf.ch.
Seco ka publikuar rezultatet tremujore në fund të vitit të kaluar. Pandemia dhe mënyra se si është trajtuar ajo reflektohet gjatë vitit, transmeton albinfo.ch. Kështu, kur ashpërsoheshin masat, kishte një zhvillim më të ulët ndërsa kur masat zbuteshin, kishim një zhvillim më të mirë.
Lajmi i mirë në tërë këtë është se “përkundër të gjithave, mund të shohim një zhvillim pozitiv në tremujorin e katërt, ndërkohë që shumë ekspertë kishin pritur një minus”, ka thënë Scheidegger nga Seco.
Por çfarë pritet për më tej? “Duhet të presim që tremujori aktual të sjellë një rënie të zhvillimit ekonomik, por jo të krahasueshëm me tremujorin e parë të vitit të kaluar, sepse masat në degë të ndryshme ekonomike gjithashtu janë zbutur”, thotë Scheidegger.
Duke folur më tutje për tremujorin e fundit të vitit 2020 ai ka theksuar se “vlera e shtuar në fushën e hotelerisë ishte për 20 për qind më e ulët, ajo në lëmin e argëtimit për shtatë për qind, përcjell albinfo.ch. Por për shkak se i gjithë zhvillimi ekonomik – edhe në sektorin industrial – kishte ecuri pozitive, rezultati tëresor në fund ishte pozitiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ceremonia e zbulimit të pllakatës në ndërtesën ku ishte e vendosur Qeveria në ekzil të Kosovës në qytetin e Bonn-it Në Gjermani do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakatës në ndërtesën ku ishte e vendosur...
-
Gëzim Sada, oficeri nga Kosova diplomon në SHBA
-
Ermonela Jahon mban koncert për 26 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
-
Gjermani: Festimi i 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës
-
Eriona Elezi: Nga superliga zvicerane te kombëtarja e Kosovës
Jeta në Austri
-
Austria me qira gjithnjë e më të shtrenjta Qiratë në Austri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në një mesatare prej 9.80...
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri