Kultura
Edona Reshitaj, koncert në “Schlachthaus Theater” të Bernës
Koncerti jepet më 30 mars, e shtunë, me fillim nga ora 21, menjëherë pas përfundimit të shfaqjes “55 Shades of Gay”, të Jeton Nezirajt, në të njëjtën skenë të teatrit “Schlachthaus Theater”
Më 30 mars, në “Schlachthaus Theater” të Bernës do të jepet edhe koncerti i këngëtares dhe aktores nga Kosova, Edona Reshitaj.
Artistja e njohur për publikun kosovar, Edona Reshitaj, në muzikën e saj kombinon trashëgiminë e këngës tradicionale shqiptare me xhazin. Duke i riaranzhuar këngët e vjetra dhe duke i lidhur ato me muzikën bashkëkohore, ajo u mundëson gjeneratave të reja qasjen në muzikën tradicionale.
Koncerti jepet më 30 mars, e shtunë, me fillim nga ora 21, menjëherë pas përfundimit të shfaqjes “55 Shades of Gay”, të Jeton Nezirajt, në të njëjtën skenë të teatrit “Schlachthaus Theater”.
Biletat për koncertin që zgjat një orë, kushtojnë 15 franga. Me rëndësi: për koncert duhen siguruar bileta të veçanta, nuk vlejnë ato të shfaqjes! Për informacione më të hollësishme: https://www.schlachthaus.ch/
(Foto: Arton Humolli)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Mars 2019
- Ora21:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit24 Shkurt 2019 - 11:00
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









