Shqipëria
Edi Rama përplaset me gazetarin Ilir Babaramo, largohet nga emisioni
Kryeministri Edi Rama e braktisur studion e Report TV gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.
Ai hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin e emisionit.
“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mund më të vazhdoj”, tha Rama. Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetëm gjashtë ditë nga zgjedhjet.
Rama i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka folur për çështjen e patronazhistëve. Rama tha se edhe ai e Ruçi e kanë nga një të tillë, të cilët janë të gjithë vullnetarë. Rama tha se ky sistem me “patronazhistë” njihet në të gjitha partitë e rëndësishme në botë.
I pyetur nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën, Rama u përgjigj se nuk merret me kurthe. Sipas tij, PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe ai vetë do jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve. (Shiko videon nga minuta 1:07:00)
https://m.facebook.com/watch/live/?v=2818246255172332&ref=watch_permalink&_rdr
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









