Lajme
Edhe një shtet ndalon eksportin e grurit
India ka vendosur papritmas të ndërpresë të gjitha eksportet e grurit për shkak të frikës së mungesës së këtij produkti në treg, pavarësisht premtimeve të mëparshme për t’i rritur ato dhe për të ndihmuar në ushqyerjen e pjesës tjetër të botës .
Ukraina është një nga eksportuesit e mëdhenj të drithërave, por aftësia e saj për të nxjerrë të korrat jashtë vendit është goditur nga pushtimi i Rusisë. India, një nga furnizuesit e tjerë të mëdhenj në botë, kishte ndërhyrë, duke thënë se po synonte eksportet rekord të grurit këtë vit.
Por tani ajo ka ndryshuar papritur kursin, duke thënë se duhet të garantojë së pari sigurinë e saj ushqimore, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ekspertët thonë se inflacioni që bën që çmimet e brendshme të rriten, së bashku me një valë të papritur të nxehtit që ka rritur frikën për të korra më të ulëta, fshihen pas vendimit të autoriteteve indiane.
Kjo mund të përbëjë një problem të madh për pjesën tjetër të botës, pasi India dhe Ukraina së bashku eksportojnë 30 për qind së shitjeve vjetore globale të grurit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










