Lajme
Edhe një shtet i BE-së, cak i sulmeve kibernetike nga hakerët rusë
Hakerët rusë paralizuan një sërë faqesh interneti të qeverisë bullgare, në një sulm kibernetik në shkallë të gjerë, tha një prokuror.
Sipas burimeve zyrtare, sulmi nënkuptonte se faqet e internetit të presidentit, qeverisë, ministrive kryesore dhe Gjykatës Kushtetuese në Bullgari u bënë të paarritshme ose ishin në gjendje të funksiononin ngadalë ose të mos funksiononin fare.
”Sulmi i hakerëve erdhi nga territori i Federatës Ruse”, tha kreu i agjencisë bullgare të hetimit, Borislav Sarafov.
“Ky është një sulm ndaj shtetit bullgar”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Ivan Ghev, i cili e përshkroi atë si një problem serioz, përcjell Albinfo.ch.
”Si pjesë e familjes evropiane, Bullgaria mbron vlerat evropiane”, tha ai, citon dpa, duke shtuar se ”është normale që kjo të ketë edhe pasoja”.
Bullgaria po i ofron Ukrainës mbështetje humanitare, ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë vendin.
Bullgaria po pranon gjithashtu ukrainasit që po ikin nga lufta.
”Sulmi kibernetik ndaj institucioneve bullgare nuk preku asnjë përmbajtje apo të dhëna personale”, tha Ministria bullgare e Çështjeve Digjitale, duke shtuar se sulmet ishin ndalur.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








