Lajme
Edhe një shtet akuzon Rusinë për spiunazh në misionet diplomatike
Autoritetet suedeze publikuan një raport i cili përshkruan se si Rusia spiunon vendin nordik, njoftuan mediat lokale.
Raporti i Shërbimit Suedez të Sigurisë (SAPO) i quajtur “Kërcënimi i inteligjencës nga Rusia” zbuloi se rekrutimi i agjentëve, të dhënat e inteligjencës, spiunazhi kibernetik dhe planifikimi i luftës janë vepra të rënda të kërcënimit të inteligjencës ruse ndaj Suedisë, sipas gazetës lokale “Expressen”.
SAPO akuzoi Rusinë se po përpiqej të rekrutonte suedezë si spiunë jashtë kufijve të Suedisë.
Dokumenti me katër faqe thoshte se suedezët që punojnë në ambasada, organizata ndërkombëtare dhe kompani janë me interes të veçantë për shërbimet e inteligjencës ruse.
Autori i raportit u emërtua vetëm me emërtimin e tij në Policinë e Sigurimit, S 1249, dhe titullohet analist i lartë.
Sipas autorit të raportit, të tre shërbimet e inteligjencës ruse janë aktive në Suedi, duke dhënë detaje se si funksionojnë, mënyra se si rekrutojnë spiunët dhe se si oficerët e inteligjencës komunikojnë me agjentët e tyre.
SAPO dha detaje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe aneksimit të Gadishullit të Krimesë. “Rusia mbledh vazhdimisht të dhëna të inteligjencës nga misionet e ndryshme diplomatike në Suedi”, thuhet në raport.
Sipas gazetës, disa nga aktivitetet janë plotësisht të ligjshme në ambasadën ruse në Stockholm, përfaqësinë tregtare në Lidingo dhe konsullatën e përgjithshme në Göteborg; megjithatë, në praktikë, këto mund të krahasohen me qendrat e spiunazhit me mbulesë diplomatike.
Oficerët e inteligjencës ruse mund të veprojnë në Suedi pa rrezikuar burgun nëse posedojnë akreditimin e tyre diplomatik, zbuloi Expressen.
“Kriteri që oficerët e inteligjencës ruse të jenë në gjendje të operojnë në Suedi është se ata mund të veprojnë të fshehtë si diplomatë”, shkroi S 1249.
Pozicioni i mbulimit si diplomat do të thotë që oficerët e inteligjencës mund të kryejnë “aktivitete kërcënuese për sigurinë kundër Suedisë pa rrezikuar ndjekjen penale dhe ky është një parakusht për aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës ruse në Suedi”, shtoi oficeri
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










