Lajme
Edhe një komplot i dështuar për vrasjen e Donald Trump-it
Një pakistanez me lidhje të dyshuara me Iranin është akuzuar për një komplot të dështuar për vrasje, ku objektivi që synohej ishte ish-presidenti Donald Trump.
CNN,duke cituar një zyrtar dhe dokumente gjyqësore, raporton se FBI beson që komploti kishte në shënjestër Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë aktualë dhe ish-qeveritarë amerikanë.
46-vjeçari Asif Merchant akuzohet se ka udhëtuar në Nju-Jork dhe ka punuar me një vrasës me pagesë për të kryer vrasjet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, sipas akuzave të ngritura nga prokurorët federalë në Brooklyn, Nju-Jork.
Prokurorët thanë se ai u arrestua më 12 korrik teksa përgatitej të largohej nga Shtetet e Bashkuara, pak pasi u takua me vrasës të dyshuar për të cilët ai besonte se do të kryenin ekzekutimet, por në fakt ishin oficerë policë të infiltruar.
Administrata amerikane ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje se Irani mund të kërkojë të hakmerret kundër sulmit të vitit 2020 me dron amerikan që vrau gjeneralin Qasem Soleimani, gjeneralin më të lartë të Gardës Revolucionare Islamike.
Prokurorët amerikanë kanë akuzuar njerëz të tjerë për tentativa të ngjashme për vrasje në të kaluarën, duke përfshirë akuzat e ngritura në vitin 2022 kundër një 45-vjeçari iranian, i cili dyshohet se u përpoq të paguante 300,000 dollarë që një person në SHBA të vriste ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton.
Në atë rast, prokurorët pretenduan se plani ishte “hakmarrje e mundshme” për vdekjen e Soleimanit.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












