Sport
Edhe Behrami mund të luante për Shqipërinë
“Nëse do të kishim ardhur në Shqipëri përpara 2011-ës, besoj që shumë lojtarë që aktualisht luajnë për Kombëtare të tjera, tashmë do të ishin pjesë e jona. Për shembull Valon Behrami”, theksoi trajneri italian
Njëra nga trajnerët në ekipin Kombëtar shqiptar është edhe Albert Bele. Ai është përgatitës fizik dhe në një intervistë për “QDPnews.it”, ka folur për Evropianin e Shqipërisë, por edhe për disa tjera shumë interesante, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht ai foli për aventurën në Francë. “Mirë, kemi nderuar futbollin shqiptar. Sigurisht që dëshira është të bësh sa më shumë, megjithatë kemi dhënë kënaqësi të mjaftueshme për tifozët tanë: gjatë këtyre dy viteve, për pak ia dolëm edhe në Botëror, ndërkohë që u kualifikuam dhe u paraqitëm denjësisht për herë të parë në Evropian”, ka thënë ai.
Ai shtoi se meritë të mëdha për ndërtimin e kësaj Kombëtare ka Gianni De Biasi, i cili bindi shumë lojtarë të veshin fanellën kuqezi, dhe po të vinte më herët mund të bindte edhe Valon Behramin. “Merita e madhe është e tij. Ai ishte i pari që besoi në këtë Kombëtare se mund të arrinim diçka. Në fushë ka treguar gjithashtu vlera, me zgjedhjet e tij që ka bërë, duke përfshirë në formacion lojtarë që askush nuk i shihte të aftë për diçka të tillë. Jo vetëm kaq, por ka bërë një punë të shkëlqyer në zbulimin e talenteve dhe futbollistëve. Nëse do të kishim ardhur në Shqipëri përpara 2011-ës, besoj që shumë lojtarë që aktualisht luajnë për Kombëtare të tjera, tashmë do të ishin pjesë e jona. Për shembull Valon Behrami”, theksoi trajneri italian.
Ai më pas ka folur edhe për punën e tij, sesi ka njohur De Biasin, por edhe punën që kanë bërë në Austri dhe Francë, ku është ndarë i kënaqur edhe me atmosferën që ekzistonte në kampin kuqezi.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











