Lifestyle
Edhe artistët britanikë kërkojnë zhvendosjen e “Eurovisionit”
Kreatorja e njohur e modës, Vivviene Westwood, pastaj Peter Gabriel dhe Wolf Alice janë në mesin e së paku 50 artistëve, të cilët kërkojnë që gara për këngën më të mirë evropiane, apo “Eurovision” të zhvendoset nga Izraeli.
Duke përmendur shkeljen masive të të drejtave të njeriut, artistët nënshkruan letër të hapur, duke i kërkuar BBC-së të kërkojë nga organizatorët të zhvendosin garën, përcjell albinfo.ch.
“’Eurovisioni’ mund të jetë argëtues, por nuk mund të jetë përjashtim për të konsideruar të drejtat e njeriut”, shkruajnë artistët. Gara e përvitshme do të duhej të mbahej në Tel Aviv në maj, pasi që vitin e shkuar atë e fitoi këngëtarja Netta.
Artistët, mes tjerash, argumentuan se “Eurovisioni” është i paraparë të përhapë diversitetin dhe përfshirjen, gjë të cilën Izraeli nuk e bën duke okupuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe lartësirën e Golanit. “Nuk mund të injorojmë shkeljen sistematike të të drejtave të palestinezëve”, pohojnë artistët. Shumica e këtyre artistëve, edhe në të shkuarën kanë bërë thirrje për bojkot kulturor ndaj Izraelit dhe kanë kritikuar artistët, si Nick Cave, Lana Del Rey apo bendin Radiohead që mbajtën koncerte atje.
Letra e artistëve britanikë vjen pas së njëjtës që drejtuan artistët evropianë. Letra është organizuar nga Lëvizja për Bojkot, Shpronësim dhe Sanksionim, e cila angazhohet për bojkot të tërësishëm të Izraelit shkaku i politikës që ka ndaj Palestinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













