Sport
E filloi si sulmues, përfundoi si mbrojtës
“E kam nisur si sulmues. Kur isha 14 vjeç kalova në Hamburg dhe me kalimin e kohës kalova në mbrojtje”, ka treguar Mustafi

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi u kritikua për lojën e dobët ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, megjithatë, duket se ka një arsye të fortë, që qëndron prapa kësaj, shkruan albinfo.ch.
Mustafi kaloi në Arsenal për 45 milionë euro, si një nga transferet më të rëndësishme të kësaj skuadre, shkruan ‘Daily Mail’.
Mustafi e pranon se ai nuk reshti kurrë së luajturi në pozicione të ndryshme, derisa i thanë se ishte më i përshtatshëm si qendërmbrojtës.
“Para së gjithash jam i gëzuar pasi në të kundërt nuk e di nëse do të isha këtu”, ka deklaruar ai për uebsajtin e klubit. “E kam nisur si sulmues. Kur isha 14 vjeç kalova në Hamburg dhe me kalimin e kohës kalova në mbrojtje. Luajta para mbrojtjes për disa ndeshje dhe në fund përfundova të luaj si qendërmbrojtës dhe u thirra në kombëtaren e U-15. Vendosa që ky do të ishte pozicioni im”, ka rrëfyer Mustafi.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor