E-Diaspora
E dhimbshme: Prindërit e kujtojnë Iljasin e vrarë në ditëlindjen e tij të 8-të
Sot, më 3 dhjetor, Iljasi ka ditëlindjen. Ai sot do të mbushte 8 vjet dhe me këtë rast prindërit dhe të afërmit e tjerë duan ta përkujtojnë
Më 21 mars të vitit të kaluar vogëlushi 7-vjeçar, Iljas Mahmuti, derisa po kthehej nga shkolla për në shtëpi, u vra pa asnjë shkas nga një grua e moshuar zvicerane. Akti i vrasjes së një fëmije në rrethana të tilla pati tronditur gjithë Zvicrën, por sigurisht humbja e Iljasit të vogël ka lënë në dhembje të përjetshme familjen e tij, prinderit dhe vëllain.
Sot, më 3 dhjetor, Iljasi ka ditëlindjen. Ai sot do të mbushte 8 vjet dhe me këtë rast prindërit dhe të afërmit e tjerë duan ta përkujtojnë. Ata duan kështu të ndajnë dhembjen me të gjithë ata që kanë bashkëndier me ta në momentet më të rënda.
Në vazhdim, letra e prindërve të Iljasit:
Ishte dita më e lumtur në jetën tonë kur ti linde. Ishe gëzimi ynë i parë dhe për babin e mamin nuk kishte gëzim më të madh se ky.
Sot i mbushe 8 vjet, e ne si të të urojmë, o bir! Patëm aq shumë ëndrra, u shuan të gjitha. Ike, as lamtumirë nuk na the. Oh Zot, na jep durimin, të morën nga ne, sepse ishe më i bukuri në botë. E ne të shkretët na le të vajtojmë gjithë jetën.
Biri ynë, ti sot e ke ditëlindjen! Me kë do ta festojmë, kujt do t`ia blejmë dhuratën e ditëlindjes tënde? Nuk mundemi më! Na e bëj hallall, o bir! Kërkojmë hallallin tënd të na e falësh.
Desha t`i ndez qirinjtë që ti t`u frysh, sepse për një çast nuk mendova se ti nuk jeton më, sepse ti nuk ke vdekur, ti je pranë nesh, pranë vëllait tënd. Vdekja jote na mbyti të gjithëve, por ne presim ditën kur do të takohemi në amshim. Pres me padurim të vij pranë teje, andaj i lutem Zotit të na japë sabër.
Urime ditëlindja e 8-të, Iljas!
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











