Sport
E ardhmja e paqartë për Canën
32-vjeçari në të vërtetë ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe kështu në ditët e ardhshme Cana do të rikthehet në stërvitje me Nantes
Mbetet ende e paqartë e ardhmja e Lorik Canës edhe për mediat franceze që gjithsesi në tentativën për të hedhur dritë mbi të, zbulojnë disa detaje mjaft interesante në lidhje me kapitenin e Kombëtares Shqiptare që në përfundim të aventurës në “Euro 2016” bëri të ditur se shpejt do të zyrtarizojë vendimin për lamtumirën ndaj Kombëtares, shkruan albinfo.ch.
Në një shkrim të portalit “butfootballclub.fr”, bëhet e ditur se me mbërritjen te Nantes të Carlos Diegos është e qartë se Cana do të largohet, por siç ka konfirmuar një burim i brendshëm i Nantes, 32-vjeçari në të vërtetë ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe kështu në ditët e ardhshme Cana do të rikthehet në stërvitje me Nantes.
Opsioni i largimit të tij gjithsesi mbetet në fuqi, me Lorikun që ka mjaft oferta dhe me shumë mundësi do të transferohet jashtë Evropës. Gjithsesi nisur nga fakti që mbetet ende në kontratë me Nantes, klubi francez do të përfitojë një shumë simbolike nga transferimi i Canës.
Pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që Loriku ka me presidentin e Nantes, Qaldemar Kita, për momentin nuk parashikohet një marrëveshje xhentëlmenësh në mënyrë që Nantes të heqë dorë nga e drejta duke pranuar largimin e Canës me parametra zero, gjithmonë duke ju referuar mediave franceze.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










