Sport
E ardhmja e paqartë e Xhakës
Granit Xhaka ende nuk ka vendosur përfundimisht se çka do të bëjë në edicionin e ri

Gazeta gjermane “Sport Bild” raporton se Bayer Leverkusen ka refuzuar një ofertë prej 8 milionë eurosh nga Neom SC për Granit Xhakën.
Në negociatat në vazhdim mes klubit saudit dhe klubit gjerman të Bundesligës, gjithsesi mund të jetë vetëm çështje kohe para se transferimi të konkretizohet.
Neom i ka ofruar Xhakës një pagë shumë të majme, dhe Leverkuseni është bërë më i hapur ndaj mundësisë që 32-vjeçari të largohet, transmeton albinfo.ch.
“Kicker” raportoi kohët e fundit se drejtuesit e Leverkusenit besojnë se Aleiks Garsia dhe Robert Andriq mund të kompensojnë në mënyrë efektive mungesën e Xhakës në këtë repart.
Klubi gjerman tani kërkon 20 milionë euro për Xhakën, çka bie ndesh me raportimet e mëparshme që sugjeronin një vlerësim prej 8 deri në 15 milionë euro për veteranin zviceran.
Gjithsesi, Neom përsëri mund ta përballojë financiarisht marrëveshjen.
Për Xhakën janë të interesuar edhe klubet angleze, ndër to edhe Sunderland.
Për Granitin flitej se do t’i bashkohet Milanit, por kjo nuk ndodhi, derisa edhe Interi nuk është në garë më për kapitenin e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vera e Prizrenit, 2025, zemra kulturore që rrah për diasporën Në qendër të aktiviteteve verore në Prizren është “Java e Diasporës”, një ngjarje e konceptuar si...
-
Gjakova në qendër të kulturës shqiptare me edicionin e dytë të festivalit “Ditët e shqiptarit”
-
Prishtina hap krahët për diasporën, në vallëzimin e verës
-
Shqiptari 23-vjeçar humb jetën në një aksident tragjik teksa po e ndiqte policia në Itali
-
Alesia Toska diplomon me sukses maksimal në Universitetin e Sapiences në Romë
Jeta në Austri
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet vetëm për shkak të migrimit, sipas Statistikave të Austrisë. Në...
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës