Lajme
Dy të vdekur nga stuhia në Itali
Dy gra kanë humbur jetën në Itali pas stuhisë së madhe në veri të shtetit.
“Me pikëllim të madh mësova lajmin tragjik të dy aksidenteve të shkaktuara nga moti i keq, ku një vajzë 16-vjeçare mbeti e vrarë në një kamp skautizmi në veri të Brescias dhe një grua në Lissone, në veri të Italisë, nga rrëzimi i pemëve”, shkroi kryeministrja Giorgia Meloni.
Erërat e forta, shiu i dendur dhe breshri goditën Milanon, mëngjesin e së martës, duke përmbytur rrugët dhe duke shkulur pemë, shumë prej të cilave ranë në rrugë.
Përveç stuhive, Italia në jug po përballet me një valë të nxehtit ku temperatura ka arritur në 47,6 gradë celsius e regjistruar të hënën në Catania të Sicilisë, sipas Mbrojtjes Civile lokale, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










