Sport
Dy skuadra kërkojnë Ajetin
Sipas mediave italiane, dy klubet e Serie A kanë shfaqur interes për lojtarin kuqezi, i cili është pjesë e skuadrës së Torinos
Arlind Ajeti mund të mos debutojë fare me Torinon. Ai iu bashkua skuadrës së njohur italiane, por nuk ka gjetur hapësirë, derisa në fillim ishte i lënduar, shkruan albinfo.ch.
Crotone sfidon Pescaran në garë për mbrojtësin shqiptar. Sipas mediave italiane, dy klubet e Serie A kanë shfaqur interes për lojtarin kuqezi, i cili është pjesë e skuadrës së Torinos.
Ajeti e nisi edicionin nga infermieria dhe tashmë që është rikuperuar plotësisht, nuk arrin të gjejë një vend në formacionin e drejtuar nga Sinisa Mihajloviq. Paraqitjet pozitive të sezonit të shkuar me Frosinonen kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serie A, mes të cilave Crotone dhe Pescara që janë vënë në lëvizje për të forcuar sa më shumë repartin e tërhequr.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











