CH-Ballkani

Dy shqiptarë refuzuan të luftojnë për ISIS-in

“Dy burra nga Kosova kanë refuzuar të luftojnë për ISIS-in dhe kërkuan që të transferohen nga Iraku në Siri. Njëri prej tyre u arsyetua se kishte dhimbje koke”, shkruan e përditshmja amerikane

E përditshmja amerikane “Washington Times” ka bërë një shkrim interesant me 14 ushtarë që refuzuan të luftojnë për Shtetin Islamik në Siri. Ata edhe pse ishin pjesë e kësaj organizate kishin refuzuar të luftojnë, kurse në mesin e 14 personave janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.

 

Madje, njëri nga shqiptarët e Kosovës ishte arsyetuar se kishte dhimbje koke dhe për këtë arsye kishte refuzuar të luftojë.

 

“Dy burra nga Kosova kanë refuzuar të luftojnë për ISIS-in dhe kërkuan që të transferohen nga Iraku në Siri. Njëri prej tyre u arsyetua se kishte dhimbje koke”, shkruan e përditshmja amerikane.

 

Rreth 4,000 persona nga shtetet huaja kanë lënë Bashkimin Evropian për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak, rreth 30 për qind e tyre janë kthyer në vendet e tyre, sipas një raporti të Qendrës Ndërkombëtare Kundër-Terrorizmit, me bazë në Hagë të Holandës.

 

Edwin Bakker, një hulumtues nga ky institut dhe profesor në Universitetin Leiden, ka thënë se ushtarët prej shteteve perëndimore janë të njohur për agjencitë e inteligjencave, mirëpo ato posedojnë informacione të pakta për shtetet e tilla si Bosnja dhe Kosova.