Jeta në Zvicër
Dy nga tre punëtorë vuajnë nga stresi në zyrë
UNIA kërkon “liberalizimin e mëtejshëm të kodit të punës”. Për të zbatuar kërkesat e tyre, UNIA ka prezantuar një studim për stresin që përjetojnë punëtorët me punën që bëjnë në zyrë.
Sipas një sondazhi të Unia-s, 70 për qind e stafit nëpër zyra ankohen nga stresi.
UNIA mbështetet në një anketë online në sektorë të tillë, si sigurimet, sigurimet shëndetësore, teknologjinë e informacionit, reklamat, administratë dhe banka. Një total prej 586 njerëzish ishin përfshirë në anketën e UNIA-s. Shumica e të anketuarve janë femra.
Pjesa më e madhe e të punësuarve (69.8 për qind) ndjehen të stresuar në vendin e punës. Vetëm 6.2 për qind thonë se ata nuk janë të stresuar asnjëherë ose rrallë.
Përfundimi: Stresi në punë ka ndikim negativ mbi shëndetin fizik dhe mendor.
“Shumë punonjës ndjehen të zënë ngushtë, të lodhur, nervoz dhe të irrituar për shkak të stresit”, shkruan Unia. Presioni në kohë është arsyeja kryesore për stresin, 58.7 për qind e të anketuarve shprehën se “presioni në kohë” është arsyeja kryesore që sjell stresin në punë. 46 për qind ka të bëjë me “presionin në performancë dhe 40.5 për qind nëse ka “udhëzime të paqarta” dhe “ditë e gjatë pune” janë burim i stresit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









