CH-Ballkani
Dy këngët shqiptare që ndalohen në Mal të Zi
Bëhet fjalë për këngët “Jam shqiptare” të Pëllumb Vrincës, si dhe “Albanian” të “Etnon” ft. Lyrical Son dhe DJ Blunt
Dy këngë shqiptare nuk kanë drejt të transmetohen në televizionet e Malit të Zi. Bëhet fjalë për këngët “Jam shqiptare” të Pëllumb Vrincës, si dhe “Albanian” të “Etnon” ft. Lyrical Son dhe DJ Blunt.
Dy televizione, të cilat pjesën më të madhe të programit e kanë me përmbajtje në gjuhën shqipe, “Teuta” dhe “Boin”, kanë marrë vërejtje për shkak të këngëve që kanë transmetuar, raporton “Koha Ditore”.
Hiti i “Etnon” ft. Lyrical Son dhe DJ Blunt, realizuar para 13 vjetësh dhe që tash nga një institucion i pavarur i themeluar nga shteti konsiderohet si vepër me të cilën “mund të rrezikohet rendi kushtetues i Malit të Zi”. Televizionit tjetër vërejtja i është bërë për këngën folklorike “Jam shqiptare” të Pëllumb Vrincës, që ndër të tjera “mund të nxisë gjuhë të urrejtjes”, përcjell albinfo.ch.
Vërejtjet “Teutës” me seli në Ulqin dhe “Boinit” në Tuz, i janë bërë nga Agjencia për Mediat Elektronike, në dhjetor të vitit 2017, një muaj pas transmetimit të këngëve në programin më 28 Nëntor. Nëse këto këngë ritransmetohen, televizionet do të dënohen.
Një vendim të tillë Milot Hasangjekaj nga “Etnon”, e ka cilësuar si politik.
Ilmira Lika drejtoreshë e “TV Teuta” thotë se nuk bëhet fjalë për vendim politik, por nuk pranon që me transmetimin e “Albanian” kanë shkelur ndonjë ligj.
Videoklipi i “Albanian” paraqet disa prej personaliteteve më të njohura shqiptare dhe njëkohësisht hartën e Shqipërisë së bashkuar, që përfshin Tiranën, Prishtinën, Tivarin, Ulqinin, Ohrin, Shkodrën e Plavën e Gucinë.
https://www.youtube.com/watch?v=CKm_BU8WfsQ
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











