Lajme
Dy javë pushim me pagesë për ata që kujdesen për familjarët e sëmurë
Kostoja e shpenzimeve që mundësojnë pushimet e paguara për familjarët e të sëmurëve që kanë nevojë për përkujdesje arrin në 74 milionë franga në vit

Personat të cilët përkujdesen për të afërmit e tyre të sëmurë ose me aftësi të kufizuara, do të kenë të drejtë për pushim të paguar vjetor prej dhjetë ditësh. Këtë propozim e ka mbështetur komisioni përgatitor për shëndetësi i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Komisioni në fjalë ka miratuar me 12 vota pro dhe 8 kundër, Ligjin që synon përmirësimin e përshtatjes në mes të punës dhe përkujdesjes për familjarët.
Prindërit që kanë fëmijë të sëmurë rëndë, veç kësaj, duhet të marrin deri në 14 javë pushim me qëllim përkujdesjen për fëmijët në fjalë, transmeton albinfo.ch.
Duke votuar në favor të këtij pushimi, Komisioni përgatitor për shëndetësinë ka mbështetur qëndrimin e Këshillit Federal (qeverisë së vendit).
Është me rëndësi që puna e madhe që personat në fjalë kryejnë duke u përkujdesur për të afërmit e tyre, të ketë njohje më të mirë dhe të mbështetet edhe financiarisht, është thënë në këtë komision.
Këshilli Federal ka vlerësuar se kostoja e shpenzimeve që mundësojnë pushimet e paguara për familjarët e të sëmurëve që kanë nevojë për përkujdesje arrin në 74 milionë franga në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë Mediat italiane raportojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej dy ditësh, u...
-
Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë
-
Ylli Bajrami diplomohet në “Baruch College” në Nju-Jork
-
Aksident i rëndë në Itali me të vdekur, dyshohet për dy të rinj nga Kosova
-
Aksident në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe NEOS në Vjenë u mor të...
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë