Lajme
Dy gra fitojnë çmimet më të larta të shkencës zvicerane për këtë vit
Fizikantja Ursula Keller do të marrë çmimin prestigjioz "Marcel Benoist", ndërsa çmimi "Latsis" për studiuesit e rinj do t'i shkojë Kerstin Noëlle Vokinger.
Fizikantja Ursula Keller do të marrë çmimin prestigjioz “Marcel Benoist”, ndërsa çmimi “Latsis” për studiuesit e rinj do t’i shkojë Kerstin Nowlle Vokinger.
Keller, profesoreshë e fizikës eksperimentale në Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih, fitoi çmimin më të lartë të shkencës zvicerane për punën e saj inovatore në fizikë lazer me kohë të shkurtër, njoftoi të hënën Marcel Benoist Foundation, raporton Albinfo.ch.
“Ajo i ka shtyrë shpesh kufijtë e fizikës lazer ultra të shpejtë me rezultate teorike dhe eksperimentale”, tha fondacioni.
Çmimi, me vlerë 250,000 franga (260,200 dollarë), konsiderohet nga shumë studiues si ekuivalenti zviceran i çmimit Nobel.
Çmimi “Latsis” i këtij viti, me vlerë 100,000 franga i shkon Vokinger, një asistent profesor i së drejtës publike dhe dixhitalizimit në Universitetin e Cyrihut që ka edhe një doktoraturë në drejtësi dhe mjekësi.
“Ajo kombinon analizat tradicionale ligjore dhe mjekësore me vlerësimet empirike të të dhënave dhe gjithashtu bazohet në ekspertizën në inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive”, thuhet në një deklaratë.
Dy çmimet do të jepen nga ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, në kryeqytetin zviceran Bernë në fillim të nëntorit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











