Sport
Dy gola nga Benjamin Kololli
Ai e hapi serinë e golave dhe e mbylli. Skuadra e tij pas kësaj fitore ndodhet në vendin e katërt me 11 pikë, dhjetë më pak se lideri Basel
Futbollisti kosovar, i cili ka nënshtetësi zvicerane, Benjamin Kololli ka shënuar dy gola për skuadrën e tij Lausanne në fitoren bindëse ndaj Vaduzit me rezultat 5:0, shkruan albinfo.ch.
Kololli ka realizuar në minutën e parë dhe në minutën e 92-të. Ai e hapi serinë e golave dhe e mbylli. Skuadra e tij pas kësaj fitore ndodhet në vendin e katërt me 11 pikë, dhjetë më pak se lideri Basel, që ka shënuar shtatë fitore në shtatë ndeshje të zhvilluara, duke dëshmuar se po dominon bindshëm në Superligën zvicerane.
Të dielën fitore shënoi Sioni ndaj Thunit me rezultat 1:0, kurse Saint Gallen është mundur në fushën e tij nga Lugano me rezultat 2:0.
Zurich që paraqitet në Ligën e Parë fitoi minimalisht ndaj Chiassos 1:0, kurse dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Burim Kukeli janë inkuadruar në pjesën e dytë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










