Sport

Duka: Jo xhelozisë, po të ardhmes së futbollit!

“Ne nuk duhet të mendojmë për një numër të kufizuar futbollistësh apo për një ndeshje, duhet të mendojmë kush është më e mira për të ardhmen e futbollit”, deklaroi Duka

Zvicra ishte njëri nga vendet që kundërshtuan pranimin e Kosovës. Kjo u pa nga delegati i saj në Kongresin e UEFA-s dhe këtë e ka thënë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Zvicra nuk ishte në favor të pranimit të Kosovës. Ne nuk duhet të mendojmë për një numër të kufizuar futbollistësh apo për një ndeshje, duhet të mendojmë kush është më e mira për ta ardhmen e futbollit”, shprehet Duka, transmeton top-channel, përcjell albinfo.ch.

Derisa Zvicra ishte e brengosur për lojtarët e saj, këtë problem nuk e ka Shqipëria, që beson se lojtarët do të vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren shqiptare. “Nuk është se kam menduar ndonjëherë për ndonjë futbollist se ku do të luajë. Për të ardhmen e kombëtares shqiptare, të Kosovës, apo për të ardhmen e kombëtares së madhe është diçka që do ta diskutojmë mes shqiptarësh”, përfundon Duka.