E-Diaspora
“Duaje ose lëre”, ekspozitë e Mentor Ejupit Toro në Hamburg
Hapja e ekspozitës bëhet të premten me 21.04 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri me 14 Maj 2017
Pas ekspozitës kushtuar Nënë Terezës vitin e kaluar, artisti me prejardhje nga Prishtina vjen para artdashësve europianë me ekspozitën e radhës „Love it or leave it“. Kësaj radhe është përzgjedhur hoteli privat „Lindtner“ në Hamburg, si qendër e Rotary Club njëherësh qendër e artit bashkëkohor ndërkombëtar. Ai, me vite të tëra njihej edhe si rezidenca e artistit me përmasa ndërkombëtare Kamendy i cili ka ndërruar jetë para dy vitesh.
Të premten më 21 Prill nga ora 19:00 do të hapet ekspozita e Mentor A.Ejupi Toro si fillim i ri i traditës së këtij hoteli me dashuri të veçantë ndaj artistëve ndërkombëtarë.
„Duaje ose lëre“ është një ekspozitë me 20 piktura të punuara në formate të mëdha në teknikën e vajit në kanavac. Motivet e punëve janë të bazuara në historinë qindra vjeçare të qytezës që deri para Luftës së Dytë Botërore i takonte Mbretërisë së Hanoverit dhe se me ligjin e nazistëve iu bashkëngjit metropolit 2 milionësh, Hamburgut, bashkisë së të cilit i takon edhe sot e asaj dite.
Ky titull i është vënë ekspozitës nga ana e Toros si shenjë proteste apo si dashuri-urrejtje ndaj situatës aktuale, si asaj politike dhe sociale po ashtu në veçanti në shenjë të planifikimit të hapësirës dhe jetës urbane.
„Kur shoh fotografitë e paraluftës dhe i krahasoj me gjendjen aktuale të qytetit tim ku jetoj që 24 vite, më vjen të eksplodoj nga zemërimi“ -shprehet Toro ; duke vazhduar “nuk ka bërë lufta dëme sa kanë bërë drejtuesit e planifikimit urban dhe arkitektët me shije depresive“. Kështu u shpreh artisti nga Kosova sot në konferencën e shtypit në Hamburg.
Foto: Niels Kreller
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMentor Ejupi
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Hamburg, Gjermani
- Profesioni:Piktor
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











