Sport

Drita e Gjilanit, Kampione e sezonit 2017/2018

Ndeshja është pritur me interesim të madh dhe, për shkak të rëndësisë që kishte për të dy skuadrat, ka pasur potencial të madh tensionimi në mes të tifozëve. Për fat të mirë, ajo ka përfunduar pa probleme

Ndeshja e cilësuar si kryederbi e superligës së Kosovës, e luajtur sot në mes të Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit,  përfundoi me barazim, 0 : 0. Por kjo i mjaftoi Dritës që të fitojë titullin e Kampionit për sezonin 2017/2018, falë numrit më të madh të pikëve të grumbulluara përgjatë gjithë kampionit.

Ndeshja është luajtur në stadiumin “Shani Haxhiislami” në Pejë, ku Prishtina ishte në rolin e vendësit.

Prishtina ka pasur një lojtar më pak që nga minuta e 32’ e takimit, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit të saj, Debatik Currit i cili bëri ndërhyrje të palejueshme ndaj Xhevdet Shabanit

Me 67 pikë të fituara, tri më shumë se Prishtina, Drita gjatë kampionatit ka pësuar vetëm 2 humbje. Ajo ka pasur 13 barazime dhe 18 fitore.

Ndeshja është pritur me interesim të madh dhe, për shkak të rëndësisë që kishte për të dy skuadrat, ka pasur potencial të madh tensionimi në mes të tifozëve. Për fat të mirë, ajo ka përfunduar pa probleme.