Jeta në Zvicër
Dridhet toka në Zvicër
Një tërmet është regjistruar në Château d'Oex në Kantonin Vaud, njofton Qendra seizmologjike në Zvicër
Më shumë se një mijë thirrje telefonike u pranuan, siç tha një seizmolog. Rreth 50 thirrje erdhën nga Bulle (FR) dhe Villeneuve (VD), 40 nga rajoni i Montreux dhe Vevey, 30 nga Freiburg dhe 20 nga Aigle dhe nga Sioni, tha ai. Nga rajoni që ishte prekur janë prnauar relativisht pak thirrje.
Tashmë që nga viti i kaluar aktiviteti sizmik në rajonin e prekur ishte rritur, vazhdoi seizmologu. Këto dridhje janë përgjithësisht më të vogla, por ndikimet më të forta të tokës janë gjithashtu të mundshme.
Një tërmet me magnitudë mbi 4.0 është regjistruar përafërsisht një herë në vit. Në këtë rast, tërmeti ndodhi pranë zonës së banuar. Me një thellësi prej katër kilometrash, epiqendra ishte relativisht e afërt me sipërfaqen afër ndërtesave.
Tërmeti i fundit i krahasueshëm me këtë të shtunës ndodhi në Linthal (GL) në mbrëmjen e 6 marsit. Në atë kohë, lëkundjet ishin me fuqi 4.6 sipas Rihterit.
Në vitin 2016 në Zvicër ishin regjistruar 31 tërmete të dukshme. Gjithsej deri në 800 dridhje kryesisht të padëmshme të tokës ndodhin çdo vit.
2016 ishte një vit me dridhje toke mbi mesataren në Zvicër. Rreziku më i lartë në Valais. Tërmeti më i madh historikisht i dokumentuar në Zvicër ka ndodhur në vitin 1356 në Basel, me fuqi prej 6.6 shkallë sipas Rihterit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









